Risia e Apple për skanimin e imazheve nëse kanë përmbajtje që cënojnë të miturit përpara se të ruhen në iCloud Photos, ka hasur polemika. WhatsApp ka deklaruar se kompania do ta refuzojë integrimin e programit pasi prek të drejtat e privatësisë së përdoruesit.
“E lexova informacionin që shtroi Apple ditën e djeshme dhe jam i shqetësuar. Mendoj se është përqasja e gabuar dhe një hap pas për privatësinë e njerëzve kudo në botë. Njerëzit kanë pyetur nëse ne do ta pranojmë këtë sistem për WhatsApp-in. Përgjigjja është jo”, shkroi drejtuesi i aplikacionit, Will Cathcart.
Me tej në idsa postime të tjera, Cathcart parashtroi shqetësimet e tij, duke iu referuar aftësisë së kompanive përgjuese qeveritare për të ndryshuar rolin e programit duke i dhënë potencial për prekje të privatësisë.
“A mundet që ky program skanues në celularin tënd të jetë i pagabueshëm? Kërkuesit nuk kanë mundur ta zbulojnë. Pse jo? Si do ta dimë se sa shpesh gabimet mund të jenë duke cenuar privatësinë e njerëzve?”





