Sot është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Partitë që duan të jenë në koalicion janë ato të opozitës të cilat ende në orët e fundit të afatit nuk e kanë bërë të ditur se si do të funksionojë koalicioni i tyre.
Sot ka pasur shumë lëvizje në selinë e partisë demokratike, ndërkohë mësohet se PD dhe LSI do të shkojnë të ndarë në zgjedhje.
Partia Demokratike dhe aleatët tradicionalë do të jenë të grupuara në një koalicion, i cili zyrtarisht thuhet se do të titullohet “Shqipëria fiton”, i njëjti me sloganin e PD, që do të përdoret edhe në këtë fushatë zgjedhore ndërkohë që mund të kemi mësuar nga marrëveshjet individuale që Lulzim Basha po nënshkruan në këto momente me pjesën më të madhe të aleatëve të tij, është se kjo marrëveshje përmban 6 pika dhe ndahet në 3 momente kryesore.
Fillimisht në këtë marrëveshje nuk specifikohet dhe detajet vendi i cili i rezervohet aleatëve në lista por shpërndarja do të jetë sipas peshës elektorale të secilës parti sipas koalicionit. Po ashtu momenti i dytë është se kandidatët e listës shumë emërore të këtij koalicioni të përbashkët do të konsiderohen si kandidatë të përbashkët duke shmangur në këtë mënyrë edhe trajtimet dhe sipas ndasive partiake.
Momenti i tretë është se numri i kandidatëve që secili aleat do të marrë, do të specifikohet dhe do të bëhet publike në momentin që do të dorëzohet lista shumë emërore e kandidatëve në KQZ. Pra është kjo marrëveshje e përbashkët, e cila po merr firmën e aleatëve të PD. Deri në këto momente ka firmosur Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule. Ndërkohë është edhe demokristiani Nard Ndoka, i cili po hedh firmën duke autorizuar PD si partinë udhëheqëse të këtij koalicioni.
Ndërkohë ka dhe disa detaje teknike kjo marrëveshje. Lulzim Basha autorizohet si personi i cili do të duhet të dorëzojë listën shumë emërore të kandidatëve dhe pranë KQZ, pra formalisht duhet të mbajë firmën e kryetarit të PD lista e kandidatëve të përbashkët ndërkohë nga ana tjetër, Ivi Kaso, eksperti ligjor i PD do të jetë personi i cili autorizohet për të kryer procedurat teknike në KQZ.
Ndërsa LSI do të dalë e vetme, por ka pasur diskutime me PD për të dalë në listë të përbashkëta në Dibër dhe Kukës.





