Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Ardian Dvoranin si kampion në luftën kundër korrupsionit.
Pyetje: Zoti Meta ju e dini se vlerësimet nuk shkojnë në DASH nga Rruga e Elbasanit. Si është marrëdhënia juaj me ambasadoren Yuri Kim?
“Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Se Ilir Meta, dhe me Europën, asnjëherë nuk gënjen e nuk mashtron. Nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk ka shkrepur asnjë foto si ai tjetri që hëngri burgun e Bilalit. Të gjitha përpjekjet e zotërisë, “Xibrakës”, për të krijuar fokuse të tjera artificiale, ndërkohë që aferat e tjera që ndodhin çdo ditë dhe vendime që nuk botohen, këto janë të mbaruar. Në 25 prill populli i Shqipërisë do të votojë për të rithemeluar pluralizmin politik dhe për të vendosur rendin kushtetues që është tronditur në kushte skandaloze. Iku koha kur duartrokisnim ne kur dëgjonim parrudha; “bravo Shqipëri socialiste”. Jemi në kohën kur për mua kanë dy gjëra rëndësi; shqiptarët të jenë të kujdesshëm të ruajnë distancë, dhe tjetra fuqia e tyre është fjala e tyre. Fuqia e tyre është 25 prilli. Ndaj them Referendum! Që mos të ndodhin gjëra të tilla. 7 ditë për të ardhur një shkresë se kërkon presidenti sqarim! Këtu nuk është thjesht se u bë një kanal vaditës.”, u përgjigj Meta.





