Pas zonës së Kukësit, reshjet dhe stuhitë kanë prekur këtë mbrëmje edhe juglindjen e vendit.
Mësohet se në qytetin e Pogradecit si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një nga pemët më të mëdha dhe më të vjetra në qytet. Për shkak të forcës së erës pema është ndarë në dy pjesë, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.