Situata pandemike vazhdon të sjellë një rritje të numrit të vdekjeve në Shqipëri.
Sipas të dhënave të INSTAT nga muaji maj e deri në qershor të këtij viti kanë ndërruar jete 5777 persona një shifër shumë më e ulët se tre mujori i parë kur u shënuan 9657 vdekje.
Në raport thuhet se ka një rritje me 7.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar kur shifrat e të prekurve me koronavirus ishin tejet të larta.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, krahasuar me mesataren e periudhës 2016 -2019 gjatë pandemisë janë 9953 humbje jete më shumë.
Nga ana tjetër dhe lindjet vazhdojnë të shënojnë rënie. Janë 5993 foshnja të ardhura në jetë me një rënie prej 10 për qind krahasuar me një vit më parë.
Tirana shënon rënien më të madhe me 201 foshnja më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Ndërsa Shkodra ka shënuar rritje me 49 të lindur më shumë e ndjekur nga Kukësi me 20.
Gjirokastra vazhdon të shënojë rënien më të madhe të popullsisë me vetëm 92 të lindur në tre muaj dhe me 219 persona që kanë ndërruar jetë
Ekspertët shtojnë se rënia e lindjeve dhe ritmet e emigracionit po e përshpejtojnë edhe më shumë fenomenin e plakjes së popullsisë.