Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar familjarët e të riut që u vra nga efektivi i policisë, Klodian Rasha.
Burime për Ora News bëjnë me dije se takimi është zhvilluar ditën e djeshme.
Meta ka preferuar që të shkojë në familjen e tyre për ngushëllim në këtë moment pasi nuk ka dashur politizimin e rastit tragjik.
Kujtojmë se vrasja e Klodian Rashës nga efektivi Nevaldo Hajdaraj, e ndodhur më 8 dhjetor në zonën e Laprakës, solli reagime të forta, deri në protesta të dhunshme për disa ditë me radhë në kryeqytet dhe jo vetëm.





