Vitin e shkuar, këngëtarja Enca Haxhia theu  këmbën, dhe ju nënshtrua një  ndërhyrjeje kirurgjikale, aspak të lehtë.

Këngëtares iu desh të qëndronte në regjim shtrati dhe të kryente seanca fizioterapie për t’u rikuperuar.

Ndonëse ka kaluar kohë, Enca duket se nuk e harron dot lehtë atë periudhë të vështirë të jetës. Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në InstaStory, Haxhia ka ndarë të tjera pamje me ndjekësit.

“Isha e tmerruar”, shkruan Enca teksa shfaq një video të këmbës së thyer.

Më tej ajo publikon një imazh të këmbës, ku duket ende shenja e ndërhyrjes.

Në tetor të 2020-ës, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe është ndjerë njësoj si të vetëizolohej, sepse kishte qëndruar për 49 ditë në shtëpi pa dalë fare.

“Kam qëndruar në shtëpi për 49 ditë deri më tani për shkak të problemeve me këmbën (përveç ditëlindjes sime). E vetëkarantinuar”, shkroi asokohe Enca.

Po kështu, Haxhia shpjegoi vitin e shkuar se në këmbën e saj kishte futur shumë hekura dhe madje u kërkoi fansave mendim nëse ajo duhet të bënte një tatuazh te shenja e operacionit, fill pasi të shërohej dhe të merrte veten sa më mirë.