Ardhja në jetë e fëmijës e ndryshon krejtësisht jetën e prindërve dhe e njëjta gjë i ka ndodhur këngëtarit të njohur, Ed Sheeran, pasi u bë baba.
Gjatë një interviste për “The Rebeça Judd Show në Apple Music 1”, Sheeran ka treguar se pasi ai dhe bashkëshortja, Cherry Seaborn u bënë prindër për herë të parë kanë vetëm një takim në javë, pasi pjesën tjetër e shfrytëzojnë për t’u kujdesur për vogëlushen.
“Unë dhe gruaja ime kemi vetëm një takim në javë. Si prindër, ju flisni gjithnjë se si është të qenurit prindër, gjë që harron se kush ishit më parë”, u shpreh ai.
Në shtator të vitit 2020, dyshja u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Lyra Antartica.