Jennifer Lopez po përforcon gjithnjë e më shumë marrëdhënien me Ben Affleck, ndërsa po fshin çdo gjurmë të ish-it, Alex Rodriguez.

Ndjekësit vunë re se JLo ka fshirë nga Instagrami i saj çdo foto me Alex, madje as nuk e ndjek më në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, Alex nuk e bëri këtë veprim. Ai ka end fotografi me këngëtaren në profilin e tij në Instagram.

Ndërsa Jennifer tani po shijon dashurinë me aktorin dhe ish të fejuarin, Ben Affleck, Alex është i lirë dhe po lundron nëpër Evropë në shoqërinë e vajzave të bukura.

Kujtojmë, Ben dhe Jennifer u takuan në 2002 ndërsa ajo ishte akoma e martuar me burrin e saj të dytë Chris Judd. 

Paparacët e kapën atë duke puthur aktorin në ditëlindjen e saj të 32-të, dhe disa ditë më vonë ajo paraqiti kërkesën për divorc.