Në bazën ajrore në Rinas janë ngritur tendat në zonën ushtarake, për kontrollin e afganëve.

Ditën e sotme pritet të mbërrijnë gati 300 persona, gra e burra të cilët kanë kontribuar në misionin e SHBA-se në Afganistan. 

Ministria e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka inspektuar pak minuta më parë qendrën e pritjes së afganëve në Rinas.

Afganët e ardhur priten të strehohen në konviktet e Tiranës dhe në hotele të zonës së Durrësit.