Kryeministri Edi Rama ka folur sot për mediat spanjolle dhe ka treguar detaje rreth operacionit për marrjen e emigrantëve afganë në Shqipëri.
Sipas kryeministrit, pritet që brenda pak ditësh të vijnë në vendin tonë rreth 1 mijë emigrantë nga Afganistani.
Rama thotë se ata do të jenë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane.
Teksa është pyetur se përse Shqipëria pranoi të merrte refugjatë, Rama shprehet: Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin.
Gjithashtu Rama shton se ai nuk ka kërkuar “asgjë në këmbim” nga SHBA për këtë bashkëpunim.
Kujtojmë se pasditen e sotme pritet që në vendin tonë të mbërrijnë rreth 300 afganët e parë, që do të strehohen në hotele dhe konvikte të Tiranës dhe Durrësit.





