Kryeministri Edi Rama në një intervistë për një media italiane e ka konsideruar një detyrë strehimin e afganëve në Shqipëri.
Rama shprehet se mikëpritjen e njerëzve në nevojë na e imponon historia, teksa thotë se Shqipëria do të mirëpresë rreth 2-3 mijë afganë.
“Historia jonë na e imponon këtë gjë, kemi jetuar luftën dhe kujtesën e saj e kemi të freskët. Nëse Evropa është e dyzuar edhe për Afganistanin, është sepse s’e mbajnë mend historinë”, thotë Rama.
“Nuk i jap leksione askujt. Aq më pak Italisë, ndaj së cilës jam shumë i lidhur. Por, po them se pritja e refugjatëve është detyrim i yni. Unë mbaj mend Millosheviçin, mbaj mend luftën, refugjatët, vdekjen torturat. Ishim ne afganët dikur, për ju italianët.”- shprehet Rama.





