Mesfushori Laurenc Xheka është afrimi i radhës te Teuta. 21-vjeçari ka firmosur me durrsakët një kontratë afatgjatë.Xheka vjen pas eksperiencës 2-vjeçare te Kastrioti, ku fillimisht luajti një sezon në Kategorinë e Parë e më pas në Superiore.

Lojtari majtosh nga Tirana ka qenë pjesë e grup-moshave të Akademisë së Futbollit, për të kaluar më pas te Kastrioti dhe tashmë zyrtarisht pjesë e Teutës, nga ku ka nisur stërvitjen nën urdhrat e Edi Martinit.

Xheka është përforcimi numër 11 i Teutës deri më tani në merkaton e verës, teksa më parë kanë firmosur lojtarë si Dragarski, Kotobelli, Gjorgiev, Kallaku, A.Selmani, S.Selmani, Valport, Idrizaj, Gecaj dhe Qirko.