Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në “Facebook” i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

Manastirliu shkruan se mund të vaksinoheni edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

Postimi i ministres Manastirliu:

Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u 💉vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.

Vendos maskën

Ruaj distancën↔️

Laj duart

Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv

Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.

#VaksinohuSot

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë