Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u regjistua mbrëmjen e djeshme në “Festën e Birrës”, ku performoi Goran Bregoviç.
Përmes një postimi në “Facebook”, LVV shkruan se qëndrimet e tyre për këtë koncert janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021, ndërsa për incidentin me gazin lotsjellës shprehen se nuk është organizuar nga ata.
Njoftimi i plotë i LVV Shqipëri:
Sqarim për opinionin publik
Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021





