Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj.

Lajmin e bëri të ditur kryeminidtri Edi Rama, në fjalën përmbyllëse të mandatit te dyte qeverises, ku tha se Çomo ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj, për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv.

Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me doktoreshë Najada Çomon e cila u bë simbol i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë.

Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetss së sapozgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë duke e ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj fantastik pikërisht në momentin kur varianti
Delta i virusit nisi të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive. E falenderoj publikisht për këtë shembull kuptimplotë të ndjenjës së lartë të detyrës ndaj atyre më në nevojë se askush tjetër. Lufta nuk ka mbaruar, vjeshta dhe dimri mund të jenë sërish të vështirë”
tha Rama.