Kryeministri, Edi Rama, njoftoi pak orë më parë në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë të qeverisë se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Najada Çomo i kishte kërkuar të linte mandatin e deputetes, për t’iu përkushtuar punës në Spitalin Infektiv në Tiranë pas rritjes së rasteve me Covid -19.

Ajo që ka rëndësi tashmë është se kush do ta zëvëndësojë atë parlament.

Sipas kodit zgjedhor një deputet që i përket shtresës më pak të përfaqësuar në Parlament (në këtë rast gratë) lë mandatin për një arsye të caktuar, ky mandat i shkon një tjetër kandidati të po kësaj shtrese, në bazë të votave të mbledhura.

Kandidatja grua e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.