Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook”, ka reaguar për mbërritjen e 121 afganëve të parë në Shqipëri.

Rama ka publikuar një video të mbërritjes së refugjatëve, ku shkruan se shqiptarët si vend e popull krenohen me traditën dhe se ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

POSTIMI I RAMËS:

MIRËMËNGJES PA U GDHIRË

dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.