Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka qenë e pranishme në Rinas, ku ka pritur grupin e parë të refugjatëve afganë në vendin tonë, të cilët mbërritën në orët e para të mëngjesit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kim thekson se populli shqiptar edhe njëherë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë të madhe, ndërsa shton se SHBA-të janë krenare që kanë Shqipërinë mik dhe aleat.

Postimi i Ambasadores Yuri Kim:

@xhacka_olta & Unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit.