Gjatë ceremonisë së orrganizuar me rastin e 100-vjetorit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës, drejtuesi politik i PD-së Edi Paloka, i pranishëm në aktivitet theksoi se gjatë qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.
Duke u njohur me problematikat dhe lënien në harresë nga pushteti qendror dhe lokal, Paloka u zotua si drejtues politik dhe njëherazi si nënkryetar i Partisë Demokratike se pas datës 25 prill, çdo biznes nga më i vogli tek më i madhi do të kenë absolutisht mbështetjen e qeverisë të ardhshme për të kaluar jo vetëm këtë krizë, por për të parë me shpresë drejt 100-vjetorit të ardhshëm.





