Këngëtari Robert Berisha në një intervistë për “Prive” ka treguar për arrestimin në Gjermani që e penalizoi të udhëtonte për 10 vite në Europë.
Si instrumentist me grupin “Ilirët”, në moshën 17-vjeçare ai dhe pjesëtarët e tjerë kishin shkuar për koncert në Gjermani dhe ishin burgosur nga policia pasi kishin thyer rregullat.
Ata kishin qëndruar tre muaj në Gjermani me një vizë dy javore dhe kështu kishin përfunduar në burg ndonëse vetëm për një ditë.





