“U shpenzuan 2.8 milion euro në shëtitoren e re “Vollga” në Durrës dhe nuk ka asnjë kosh plehrash!”
Kështu e nis postimin e tij në rrjete sociale, kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj. Duke marrë shkas nga denoncimi i një qytetari pranë redaksisë së “DurrësLajm”, i cili ngrinte shqetësimin se pas rikonstruksionit të shëtitores bregdetare janë “harruar” koshat e mbeturinave, kreu i të rinjve demokratë rendit disa nga problematikat kryesore të lungomares.
“E çuditshme por e vërtetë, pas skandaleve:
- të përmbytjes së shëtitores pas pak minutave shiu të lehtë,
- fushës së futbollit për fëmijë me beton
- fundit të shëtitores pranë portit që vjen era jashtëqitje
- lejes së ndërtimit për pallat që është dhënë në këtë shëtitore
Na rezulton se nuk janë instaluar as kosha për plehrat”,– shkruan Barjamaj.
Më tej, ai shkruan se këto problematika faktojnë shqetësimet e ngritura çdo ditë nga qytetarët durrsakë se “Këta bëjnë projekte vetëm për xhepin e tyre, jo për qytetin.”
Në fund të postimit të tij, Barjamaj shtron edhe dy pyetje:
- A ka limit pangopësia e tyre?
- Si duhet ti përgjigjet qyteti kësaj pangopësie, mos ndoshta me votë?
Postimi i plotë:
U shpenzuan 2.8 milion euro në shëtitoren e re “Vollga” në Durrës dhe nuk ka asnjë kosh plehrash!
E çuditshme por e vërtetë, pas skandaleve:
të përmbytjes së shëtitores pas pak minutave shiu të lehtë,
fushës së futbollit për fëmijë me beton
fundit të shëtitores pranë portit që vjen era jashtëqitje
lejes së ndërtimit për pallat që është dhënë në këtë shëtitore
Na rezulton se nuk janë instaluar as kosha për plehrat. Kjo fakton atë që banorët e Durrësit shprehin çdo ditë nëpër shtëpia, punë, kafë apo kudo:
Këta bëjnë projekte vetëm për xhepin e tyre, jo për qytetin.
Pyetja që lind është:
A ka limit pangopësia e tyre?
Si duhet ti përgjigjet qyteti kësaj pangopësie, mos ndoshta me votë?





