Ka vazhduar loja me fjalë ndërmjet sulmuesit të Interit Romelu Lukaku dhe atij të Milanit Zlatan Ibrahimovic në derbin “Madoninna” të fituar nga “Neroazzurrët” me rezultat 3-0.

Sulmuesi belg shënoi golin e tretë me të cilin e nokautoi Milanin dhe në festimin e golit të tij ai lëshoi disa fjalë në drejtim të sulmuesit suedez, përcjell KosovaPress.

“Zot, Zot, unë jam këtu, jam unë, të thash.”

Këto ishin fjalët që u deshifruan nga buzët e Romelu Lukakut kur parakaloi Alessio Romagnolin dhe me një goditje të fiqishme mposhti portierin Gianluigji Donnarumma.

Pas këtij reagimi të Lukaku, kamerat u fokusuan te Zlatan Ibrahimovic i cili i pa duke duartrokitu.

Ibrahimoviç u kthye në Milano në vitin 2020 dhe e deklaroi veten Zot të qytetit, dhe për gjysmën e sezonit, dukej sikur ishte gati të përmbushte profecinë e tij për kthimin e lavdisë te “Rossonerët”.

Por duket se ekziston një gjë që as vetë “Zoti” nuk mund ta kontrollojë, një vrasës belg që kërkon hakmarrje. Lukaku ishte absolutisht shpërthyes në derbin “Madonnina”.