Paraditen e sotme ka nisur vaksinimi i 80 të moshuarve, personalitete por edhe të moshuar të tjerë të zgjedhur nga mjeku i familjes.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, së bashku me ministren Manastirliu ndodheshin në ambjentet e “Air Albania’ për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.
Kreu i qeverisë takoi edhe disa prej tyre dhe ndër to ishte edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili po merrte dozën e parë të vaksinave.
Rama-Moisiut: Gjigand si je mirë?
Moisiu: Mirë!
Rama: Do të ulesh pak se është procesi.
Kanë marrë dozën e parë:
- Alfred Moisiu
- Dhimiter Anagnosti
- Pirro Milkani
- Margarita Xhepa
- Tinka Kurti
- Reshat Arbana
- Aleksander Meksi
- Besim Elezi
- Fedhon Meksi
- Alfred Serreqi
- Pellumb Karagjozi
- Sherif Merdani
- Emin Musliu
- Skënder Kosturi
- Ismail Ahmeti
- Engjell Cici
- Fredi Mustafaraj
Krahas personaliteteve, po vaksinohen, veterane lufte dhe pensioniste mbi moshën 80 vjeç.





