Pas pushimeve, Dua Lipa i është rikthyer projekteve muzikore dhe sëbashku me këngëtarin, Elton John kanë sjellë një superhit.

Kënga e saj më e re, një remix ka ardhur para pak kohësh në bashkëpunim me artistin e madh që mban titullin “Cold Heart”.

Ky bashkëpunim ka arritur të ngjitet në krye të tabelës dhe është projekti i dytë i Sir që ka zënë vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.

“Epo në moshën time, të kesh një këngë të parën në tabelë është një surprizë e jashtëzakonshme, një arritje. Pra, dy është qesharake. Dua të them se kjo është një ëndërr e realizuar”, u shpreh Sir Elton John duke folur me prezantuesin e Big Top 40, Will Manning.