Marrëdhënia mes çiftit Meghan-Harry dhe Pallatit Mbretëror këtë vit ka qenë shumë e tensionuar. Fillimisht, ishte intervista e tyre për Oprah Winfrey ajo që tronditi botën.  E më pas Harry foli sërish në ciklin e dokumentarëve “The Me You Can’t See”, ku foli për shëndetin mendor e se si i kërkohej të shtirej brenda Pallatit. Mirëpo, muajit e fundit ka patur edhe zhvillime pozitive.

Fillimisht, Princi William dhe Princi Harry u bënë së bashku për të inauguruar një statujë të nënës së tyre, Princeshës Diana, në muajin korrik. Më pas, u raportua se Meghan dhe Kate kanë rregulluar marrëdhëniet dhe kanë sot raporte më të mira seç kanë patur ndonjëherë.

Ndërkohë, së fundmi thuhet se Harry dhe Meghan kanë vendosur të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar Mbretëreshën Elizabeth dhe për t’i prezantuar të voglën e tyre, Lilibet. “The Sun” shkruan se ata kanë kërkuar një takim me Mbretëreshën, e cila ka pranuar me kënaqësi dhe ka programuar takimin për javët e ardhshme.

Sipas burimeve, shumë nga anëtarët e Familjes Mbretërore janë tronditur nga ky lajm.

“Ata mund të duan të takojnë Mbretëreshën, por do të duhet shumë guxim për t’i kërkuar asaj një takim privat, duke marrë parasysh se çfarë kanë deklaruar këtë vit”, ka thënë një burim për “The Sun”.