Federata Shqiptare e Peshngritjes ka zhvilluar sot në Durrës kampionatin kombëtar të peshngritjes për të rritur në ambientet sportive të pallatit të sportit “Ramazan Njala”.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza tha janë 16 klube që garojnë në këtë këtë kampionat, duke zbatuar të gjitha protokollet anticovid.
Ndryshe nga herët e tjera, kampionati nuk do të zhvillohet në një ditë, por në dy ditë dhe kjo sipas Gjozës është një tjetër risi e tij. Ai u shpreh se në përfundim të kampionatit do të shpërndahen katër kupa.
Rikthimi i aktiviteteve të Federatës Shqiptare të Peshngritjes i hap rrugën kështu zhvillimit të eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku federata shqiptare synon që të marr pjesë, duke synuar dhe kupa.
Aktiviteti organizohet me mbështetjen e bashkive Durrës dhe Tiranë, si dhe ministrisë së Arsimit.





