Capital T ka zgjedhur një ishull në Amerikën e Jugut për t’u relaksuar dhe për t’i shpëtuar ditëve të ftohta të dimrit në Shqipëri.

Këngëtari postoi sot në mëngjes një video pranë pishinës teksa shijonte mëngjesin që me humor e quajti “mëngjes Instagrami”.

Postimet kanë qenë të shumta, por tek të gjitha shfaqet vetëm. Nuk dihet kë ka zgjedhur të marrë në pushime apo kush qëndron pas aparatit fotografik që ka bërë këto shkrepje të bukura të një prej djemve më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar.