Megan Fox është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të një postimi në Instagram, i cili pretendonte se aktorja ishte kundër përdorimit të maskës Covid-19.
Ndjekësit e revoltuar e kanë vënë aktoren në qendër të kritikave, duke e konsideruar papërgjegjshmëri veprimin e saj, në një kohë kur personat influencues duhet të mos japin mesazhe të tilla, që mund të ndikojnë tek personat e tjerë që i ndjekin dhe i kanë burim frymëzimi, sipas “People”.
Mirëpo, 34-vjeçarja përmes një postimi në InstaStory sqaroi se ajo nuk ka bërë një deklaratë të tillë.
“Unë kurrë nuk kam bërë deklaratë në lidhje me mbajtjen e maskave. E frikshme që mund të bëheni virale dhe ndoshta të kryqëzoheni shoqërisht për diçka që nuk e keni bërë. Interneti është kaq argëtues.”, shkruan ajo.





