Kylie Jenner ka konfirmuar lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për të, se është në pritje të ëmbël.

Ajo ka postuar një video në Instagram, ku tregon momentet emocionuese kur ka mësuar lajmin se është shtatzënë për herë të dytë.

Videoja hapet me testin e shtatzënisë pozitiv që 24-vjeçarja mban në dorë duke ecur rreth shtëpisë së saj në Kaliforni, para se t’ia tregojë partnerit të saj, Travis Scott. Më pas shfaqet momenti kur kanë bërë ekon për të parë fëmijën dhe reagimin e Storm-it, vajzës së tyre 3-vjeçare.

Në video shfaqet gjithashtu edhe nëna e Kylie, Kris, e cila mori një zarf nga mbesa tre vjeçare, brenda së cilit ndodheshin fotot e ekos. Videoja përfundon me Stormi-n duke i puthur barkun e rrumbullakosur Kylie-t.