Pas deklaratave të forta që bëra dje në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot përmes rrjeteve sociale, duke iu përgjigjur kryeministrit Rama. 

Sipas Metës, duhet të shqetësohen dhe tmerrohen të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje.

“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?! Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, shkruan kreu i shtetit në Facebook.