Për vendimmarrjen e liderit të PD Lulzim Basha, i cili një natë më parë vendosi për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, ka reaguar edhe nënkryetari i degës së Durrësit, Gaz Luku.

Në një prononcim për “DurrësLajm”, Luku apelon për kujdes dhe qetësi, pasi sipas tij “Koha shumë shpejt do ta tregojë nëse do të jetë vendimmarrje e gabuar apo e drejtë!”

Pas një angazhimi të gjatë në kohë përkrah PD dhe njohjes së mirë të strukturave të partisë, Luku thotë se e rëndësishme është të shihet roli i të gjithë partisë dhe jo i personave, qofshin edhe lider në veçanti!!!”.

Prononcimi i plotë i Gaz Lukut për “DurrësLajm”:

Për vendimin që ka marrë për përjashtimin nga grupi i PD të zotit Berisha, kryetari Lulzim Basha i ka marrë vetë përsipër dhe sa e drejtë është vendimmarrja e tij do ta tregojë koha. Neve si struktura të degëve të partisë në rrethe duhet të bëjmë kujdes që të ruajmë qetësinë, që partia në bazë ta shikojë vetë vazhdimësinë e ngjarjeve të jetës së partisë në PD, sipas çdo anëtari të thjeshtë deri në bazë1!! Koha shumë shpejt do ta tregojë nese do jetë një vendimmarrje e gabuar apo e drejtë! E rëndësishme është që duhet parë roli i gjithë partisë dhe jo i personave qofshin edhe lider në veçanti!!!