Mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede me ndjekësit në Instastory, Hygerta theksoi edhe një herë faktin që nuk do të jetë në “Big Brother VIP”. Kur u pyet nëse do vazhdojë ta prezantojë sportin në “RTSH” (Radio Televizionin Shqiptar), Sako shkroi:

Sigurisht që po. Dje mbyllëm transmetimin e emisioneve dhe këtë fundjavë fillojmë me rubrikën sportive”.

Nëse do të bënte një ndryshim në pamjen e jashtme, Hygerta nuk do të prekte kurrë dy gjëra. Ajo shkroi: “Me flokë të shkurtër dhe bionde s’do më shohësh kurrë”.