Futbolli dhe femrat nuk janë një lidhje vetëm e kohëve moderne, por që në vitet ’50 e tillë ka qenë. Një ndër sekssimbolët e kohës ka qenë pa dyshim legjenda braziliane, Pele.

Ish-sulmuesi 80-vjeçar që deri më sot ka 5 fëmijë nga dy martesa të ndryshme (Keli 54 vjeç, Edinjo 50, Xhenifer 42 dhe binjaket Joshua e Çeleste 24 vjeç) ka dalë hapur duke pranuar se ai mund të jetë baba edhe i disa fëmijëve të tjerë, falë marrëdhënieve të tij në të kaluarën e largët:

“E them me sinqeritet se kam pasur shumë marrëdhënie në jetën time, ku pasojat e disa prej të cilave kanë qenë fëmijë, ndonëse për ekzistencën e tyre kam rënë në dijeni shumë vite më vonë. Madje, unë ia kam pranuar tradhtinë edhe ish-bashkëshorteve të mia”, pranoi “O Rei” Pele.