Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, pasi ka mbërritur në Australi, ku po qëndron në një hotel me pesë yje “Park Hyatt”, i cili mburret për pamjet e tij mahnitëse, është paraqitur në Sydney dhe duket më bukur se kurrë.

 “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e “The Voice” këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin e mahnitshëm këtu, le të shkojmë”- tha Rita në një intervistë për The Daily Telegraph.

Bukuroshja shqiptare shtoi se: “Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar me të cilët kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoj”.

Rita zbarkoi në Down Under në fillim të muajit, pasi fluturoi nga shtëpia e saj në Londër për t’u paraqitur në panelin e jurisë së “The Voice Australia”.