Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje atyre që e kanë kritikuar lidhur me vaksinimin të moshuarve që ai i quajti si personalitete.

Rama shkruan se Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?

“Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për gjenocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80-vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?”