Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel-Ulëz, ku rRaportohet se kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Mësohet se mes të lënduarve, 5 prej tyre janë pasagjerë, pjesëtarë të një familje nga Dibra.

“Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.