Adolf Selmani ishte ndër me të mirët në fushë në ndeshjen Vllaznia-Teuta 1-1:‘’Jemi të kënaqur për këtë pikë për nga mënyra se si shkoi loja. Ishim përgatitur për diçka tjetër, pavarësisht faktorit fushë, por jemi të kënaqur.

Në pjesën e dytë hymë në fushë pak nervozë, jo prej Vllaznisë, por prej kartonit të kuq. Isha pak nervoz pasi morëm kartonin e kuq, duhej të dilnim nga vetja për ta përballuar ndeshjen, pasi nuk kishte mënyrë tjetër.

Tani ndihem mirë, pasi edhe pse kam kohë që jam larguar nga Laçi, po e marr veten mirë këtu te Teuta, ndihem shumë mirë.”

Rivaliteti: “Do të jetë një kampionat i rivalizuar, nuk ka ekip të dobët, të madh a të vogël. Janë të gjithë njëri më i fortë se tjetri, duket në ndeshjet e luajtura. Do të jetë kampionat më i fortë se vjet, duhet ta përballojmë me sukses.”

Ivanovic apo Aleksi?: “Me të dy ndihem shumë mirë, pak rëndësi ka kë kam në krah, rëndësi të japim maksimumin’’.