Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar i cili në bashkëpunim me nipin e tij kishin kultivuar një sasi kanabisi.
“Në kuadër të operacionirt të koduar “SHËNGJINI Vogël ZALLBASTAR” u vu në pranga Ferid Dedej, 47 vjeç, banues në fshatin Qafmollë të Njesisë Administrative Dajt Tiranë.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Dedej, 17 vjeç dhe Abaz Gjediku, 53 vjeç, banues në Shëngjin i Vogël njësia Administrative Zallbastar, me detyrë kryetar (kryeplak) i fshatit, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ndalimi shtetasit Ferid Dedej, u bë pasi në bashkëpunim me nipin e tij të mitur A.D (të cilin e ka shtyrë në krim), në vendin e quajtur “Shëngjini Vogël Zallbastar, janë autorët e kultivimit të një sasie të bimëve të dyshuar narkotike të llojit “Canabis Cativa”, me lartësi deri në 1.5 metër, nga të cilat u asgjësuan, në vendin e ngjarjes, me anë të djegies”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “shtytje të miturit në krim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “prerje paligjshme e pyjeve”, “shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284/2 , 248, 279, 205, dhe 129 të Kodit Penal.





