Ka ndërruar jetë gruaja e cila u përplas nga një kamion me drejtues shtetas maqedonas, pak minuta më parë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimi të policisë shtetasja me iniciale D.H, 66-vjeçe ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.