Ka ndryshuar sërish axhenda e javës së tretë edicionit të ri futbollistik 2021/2022 e Kategorisë Superiore.

Java e tretë e Kategorisë Superiore do të luhet në tre ditë dhe ajo që bie më shumë në sy është Egnatia-Skënderbeu dhe Teuta-Dinamo do të luajnë të dyja në të njëjtin stadium, në “Arena Egnatia”.

E gjitha kjo sepse në stadiumin e Teutës, “Niko Dovana” është duke u punuar për terrenin e fushës.Të shtunën do të zhvillohen tre ndeshje, dy në orën 13:45, Laçi-Kukësi në stadiumin e qytetit të Laçit dhe Teuta-Dinamo në “Arena Egnatia”, ndërsa në orën 16:45 do të luhet supersfida e javës së tretë, Partizani-Vllaznia në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të dielën do të luhet vetëm një takim, Kastrioti-Tirana në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Kamzës.Të hënën sërish një ndeshje, në orën 13:45 në “Arena Egnatia”, Egnatia-Skënderbeu.

AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË TRETË E KATEGORISË SUPERIORE –

E SHTUNË, 25 SHTATOR –

LAÇI – KUKËSI | 13:45 | Stadiumi “Laçi

TEUTA – DINAMO | 13:45 | “Arena Egnatia”

PARTIZANI – VLLAZNIA | 16:45 | “Elbasan Arena”

E DIELË, 26 SHTATOR –

KASTRIOTI – TIRANA | 13:45 | Stadiumi “Kamza”

E HËNË, 27 SHTATOR –

EGNATIA – SKËNDERBEU | 13:45 | “Arena Egnatia”