Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali më 19 shtator në Cerreto Guidi.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është Devinson Bregu 21 vjeç, i cili teksa drejtonte mjetin tip Smart është përplasur me një pemë.
21-vjeçari ishte banor i Empolit, ku kishte ndjekur shkollën dhe më pas kishte luajtur për një skuadër lokale futbolli të Ponte a Elsa.
“Ne e kujtojmë atë si një fëmijë të sjellshëm me të gjithë. I shprehim ngushëllime familjes së tij, e sidomos vëllait Louis, i cili është gjithashtu pjesë e ekipit tonë sportiv. Përqafime nga gjithë ekipi i Ponte a Elsa”, thuhet në një mesazh ngushëllimi të skuadrës.





