Mbledhja e drejtuesve të bashkisë së Vlorës dhe drejtuesve të Ujësjellësit të këtij qyteti duket se nuk ka shkuar dhe aq mirë, pasi janë përfshirë në një sherr.

Mësohet se situata ka agravuar pas mbledhjes, ku ish-drejtori i Ujësjellësit Shkëlqim Leskaj, i cili ka dhënë dorëheqjen disa javë më parë, nuk ka pranuar të lirojë zyrën.

Policia ka shoqëruar në komisariat Leskajn dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë, ndërkohë që mësohet se në polici ka shkuar edhe kryebashkiaku Dritan Leli për të sqaruar situatën.