Sipas t ëgjitha gjasave, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë duke shkuar drejt divorcit, ndërkohë që burime të afërta me reperin janë shprehur për revistën People se ai nuk po ndihet aspak mirë për këtë.
“Kanye nuk është aspak mirë, ai është në ankth dhe ndihet shumë keq. Reperi e ka kuptuar që martesa ka përfunduar dhe se nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim. Ai po ashtu e di se çfarë është duke humbur”, ka thënë burimi.
Ndërkohë që, burime të afërta me çiftin kanë thënë se viti 2020 ishte viti i përpjekjeve për të mbajtur gjallë martesën. Mirëpo, në janar të këtij viti është thënë se Kim po planifikon ti japë fund martesës disa vjeçare me reperin amerikan.
Edhe pse Kardashians janë të njohura për drama, ndarja e pasurisë mund të jetë më e lehtë se sa pritej. Duke pasur parasysh aksionet dhe duke marrë parasysh që është martesa e tretë e Kim, çifti ka të ngjarë të ketë një kontratë paramartesore. Për më tepër, pasuritë e tyre më të mëdha janë në pronësi të pavarur dhe operohen nga bizneset. Çifti gjithmonë kanë pasur flukse të ndara të ardhurave që nga dasma e tyre në 2014.





