Dy automjete janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vallahinë të Selenicës në Vlorë.
“Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.





