Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Spiropali shkruan në një postim në Facebook se Shqipëria dhe Kosova janë një komb me perspektiva europiane.  Ajo thotë se biseda në takimin me Konjufcën u fokusua në thellimin e marrëdhënieve politikë dhe institucionalë mes dy vendeve tona.

“Takim i ngrohtë dhe vëllazëror me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z.Glauk Konjufca.Shqipëria dhe Kosova janë një komb, vendosur mes dy shtetesh sovrane, të pavarura, me perspektivë evropiane dhe sytë drejt e nga e ardhmja.Bisedën me z.Konjufca e fokusuam në domosdoshmërinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, për sfidat tona të përbashkëta.Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, do ndjek me përkushtim të veçantë çdo akt që lidhet me Kosovën në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Elisa Spiropali.