Teuta ka pasur shpesh mungesa që kur ka nisur gara, e në vijim. Kanë munguar Denis Pjeshka dhe Sebino Plaku, të cilët janë riaftësuar dhe do të jenë gati për sfidat e radhës. Ndërkohë që shpresohet shumë që edhe Rustem Hoxha të jetë gati në sfidën e radhës me Tiranën.
Teuta këtë sezon është në garë për titull dhe durrsakët kanë investuar shumë këtë sezon, duke afruar lojtarë cilësorë dhe të spikatur në Superiore.
Në Durrës duhet theksuar se është rritur optimizmi pas dy fitoreve të fundit, me Apoloninë dhe Skënderbeut dhe tashmë skuadra është në rrugë të mbarë dhe afër kreut, ndonëse pritet edhe më shumë nga titulli kampion.





