Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria ka dhënë dhe 30 milionë dollarë shtesë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj theksoi se sasia e parave tashmë i ka kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të vijuar punën në terren.
Gjithashtu sipas Ahmetajt u nënshkruan tre marrëveshje me qeverinë gjermane për të 20 milion euro hua dhe 8.5 milion euro grante për efiçencën e energjisë së godinave të universiteteve publike.
“Doja të ndaja vendimet kryesore. Duke filluar me vendimet për sa i përket rindërtimit. Siç e keni parë rindërtimi vazhdon me intensitet. Sot i kaluam Fondit Shqiptar të Zhvillimit edhe 30 milionë dollarë për të vazhduar punët në terren që të plotësojmë atë angazhim që kemi marrë para qytetarëve.
Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike.” u shpreh Ahmetaj, në një konference për shtyp





