Parlamenti i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10.00 në seancë plenare për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme.
Në rendin e ditës së seancës plenare, Kuvendi do shqyrtojë projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
Në diskutime mungojnë kryeministri Edi Rama dhe disa ministra që ndodhen në SHBA në punimet e Asamblesë së OKB-së.





