Kryeministri Rama ditën e sotme teksa ka publikuar pamje nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan ka shkruar për infrastrukturën e spitaleve në vendin tonë.
Në një postim në rrjetin social Facebook Rama shkruan se sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por ky ndryshim nuk mjafton.
Ai thotë duhet të kryejmë deri në fund ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre prandaj Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.
“Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?
Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje!
Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!
Prandaj na duhet Mandati i Tretë”,- shkruan Rama.
Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe…
Posted by Edi Rama on Thursday, February 18, 2021





